14:03 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

PDK nis zgjedhjet e brendshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se brenda javëve do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovë, ku do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

“PDK pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur që në 2018 të mbahen zgjedhjet e brendshme, do të hapen në javën e ardhshme dhe duhej të mbyllën deri në fundin e muajve të vitit 2018”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve që do të mundohen brenda PDK-së të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së PDK-së u diskutua edhe çështja e kufirit me Malin e Zi.

“Kjo çështje është zgjatur shumë dhe nuk ka kohë, Kosova më të humbë për ratifikimin e demarkacionit, pasi dje Kosova ka humbur një shans të mirë para zyrtarëve të Bashkimit Evropian, sepse vizita të tilla ndodhin një herë në dekadë. Mos ratifikimi i demarkacionit në mes dy shteteve duhet të jetë shqetësim për të gjitha partitë politike që janë brenda në kuvend, sepse që tri vite është konsumuar kjo temë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, dje nuk ka pas vullnet politik të partive politike që të votohet demarkacioni.

Temat: