22:28 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

PDK pret të përfundoj zgjedhjet brenda partisë para fundvitit

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake në të gjitha degët, nëndegët dhe seksionet.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tash e disa ditë ka vizituar komunat, ku ka hapur konventat zgjedhore, shkruan Indeksonline.

Në tubimet e tij, Veseli ka përsëritur se në fund të procesit zgjedhor PDK-ja do të rikonfirmohet si partia më fuqishme, më e organizuar dhe e shtrirë në të gjitha lagjet, fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

Për mbarëvajtjen e këtij procesi, ka folur për Indeksonline, Flora Brovina. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor që ka filluar nëpër degët dhe nëndegët, aktualisht po ecën mirë dhe nuk ka diçka të parregullt.

“Pas zgjedhjeve të rinisë, janë zgjedhjet në degë dhe nëndegë, dhe kjo është një procedurë normale e po presim vetëm të kryhet, deri më tani nuk ka asgjë të veçantë. Procesi pritet të përfundoj deri në fund të dhjetorit, por nuk kemi ndonjë datë strikte”, ka thënë Brovina.

Sipas saj, tani është e rëndësishme që procesi të shkoj në rregull dhe në fund të bëjnë një përzgjedhje të duhur.

“Tani është në pyetje degët të zgjedhin kryesinë e re dhe në të, të përfshihen sa më shumë gra dhe të rinj”, ka përfunduar Brovina. /Indeksonline/