PDK refuzon rezultatin e Exit Poll-it, thotë se kanë fituar në Mitrovicë
Edhe pse Exit Poll-i nxori fitues në Mitrovicë, Agim Bahtirin e AKR-së, Partia Demokratike insiston se në këtë komunë ka fituar kandidatja e saj, Valdete Idrizi.
Shefi i përgjithshëm i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Mitrovica hynë në komunat të cilat i ka fituar PDK-ja, shkruan Indeksonline.
Ai ka theksuar se në bazë të dhënave të mbledhura nga PDK-ja, ato nuk përkojnë me Exit Pollin e publikuar.
Ai thotë se Valdete Idrizi do të jetë kryetare e Mitrovicës edhe pse rezultatet e sondazhit nxorën fitues Agim Bahtirin.