19:14 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

PDK s’merr pjesë në seancën e nesërme!

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, kjo është pika e vetme e rendit të ditës së kësaj seance.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet pas aprovimit të kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Kurti më herët kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, për organizim të kësaj seance. /Indeksonline/