75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

PDK: Subjektet politike janë afër arritjes së unitetit ndërpartiak për demarkacionin!

Partia Demokratike e Kosovës shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak, që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.

Deklarata e PDK-së:  

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë.

PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.

PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus.

PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë./Indeksonline/