12:31 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

PE voton heqjen e kontrolleve të brendshme kufitare në zonën Shengen brenda një viti   

Deputetët evropianë miratuan raportin për heqjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në zonën Shengen- duke dalë me përfundimin se ato duhet të kufizohen një maksimum prej një viti, në vend të periudhës aktuale dy vjeçare.

Tanja Fajon ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për këtë raport, duke thënë se nuk duhet të lejohen kufijtë e përhershëm brenda zonës Shengen.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne fituam për raportin e zonës së Shengenit. Nuk mund të lejojmë që kufijtë e brendshëm brenda zonës Shengen të bëhen të përhershme”, ka thënë Fajon./

Ndryshe, pesë vende anëtare të BE-së kanë zbatuar kontrollin e brendshëm mbi kufijtë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme nga viti 2015.

Suspendimi i përkohshëm i Shengenit është vendosur në disa vende për më shumë se tre vjet, megjithëse afati i fundit ishte dy vjet./Indeksonline/