20:02 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Peci: Bulliqi mashtroi edhe me Demarkacionin, por për sulmin fizik i doli video

Ish-ambasadori Lulzim Peci, ka thënë se Shpejtim Bulliqi ka mashtruar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe tani, i njëjti, po mundohet të mashtrojë për sulmin fizik në Podujevë.

Një video doli sot ku shihej Bulliqi duke shtyrë një qytetar.

“Bulliqit po duket se si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ashtu edhe sulmi fizik në Podujevë ju kanë dukur ëndërr dhe jo realitet”, ka thënë ai.

“Si ka mashtruar atëherë, ashtu është duke mashtruar edhe tani, por me një dallim, tani kane dalur incizimet”, shtoi Peci.

Shpejtim Bulliqi dje publikisht përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë, pasi një qytetar e denoncoi për sulm ndaj tij në QKMF në Podujevë. Madje ai për këtë theksoi  se ka qenë me drejtorin e Shëndetësisë së Komunës së Podujevës dhe me drejtorin e QKMF-së në Podujevë, që janë dëshmitarë se nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që në pamjet që janë publikuar sot, vërehet qartë që Bulliqi është duke e sulmuar një qytetar.