22:23 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pedofilët paguajnë mijëra euro për lodra seksi (Foto)

Pedofilët janë duke paguar nga 6 mijë dollar për blerje të kukullave seksuale në Britani të Madhe.

153 pedofil janë kapur në përpjekje të vjedhin “lodra” nga Lindja e largët për ti importuar ato në Britani.

Ata që po i shisnin këto kukulla u vënin emra si CandyGirl, Pettite Jewel dhe Petite Naono.

Ajo janë kukulla lodra por që janë të dizajnuara e veshur si të rritura, shkruan daily mirror, transmeton Indeksonline.

Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar është e ligjshme të zotërojnë kukulla, por importuesit mund të përballen me ndjekjen penale.

Bamirësia e fëmijëve NSPCC ka kërkuar ligje të reja në mënyrë që të frenohet kjo tregti e keqe me kukulla femra.”Shumë njerëz i blejnë ato për shoqëri, vetëm për të kërkuar. Ata kënaqen me veshjen e tyre” tha njëri prej tyre.

Por, NSPCC paralajmëron se kukulla të tilla kanë vetëm një qëllim. Almudena Lara, kreu i politikave të NSPCC, tha: “Këto kukulla që duken fëmijë kanë për qëllim të simulojnë seksin” ka thënë ai.

Hazel Stewart, nga një agjenci e mbrojtjes së fëmijëve tha se bleraj e tyre është shkelje e të drejtave të fëmijëve./Indeksonline/