21:34 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pedofili dënohet me 10 vite burgim pas abuzimit seksual me vajzën 14 muajshe

Rastet e pedofilisë dita ditës po shënojnë rritje.

Alan Kusz nga Skocia është dënuar me 10 vite pasi që kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë 14 muajshë të gjinisë femrore dhe të cilën e kishte lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Mjeku kishte thënë që nuk kishte parë person në gjendje më të rëndë shëndetësore se sa vajza 14 muajshe.

Kusz kishte mohuar veprën e tij dhe madje kishte akuzuar nënën e vajzës 14 muajshe se ajo ia kishte shkaktuar lëndimet.

E gjithë ngjarja mësohet se kishte ndodhur në shtëpinë e familjes në Kiwinning, North Ayrshire në Skoci në muajin prill të vitit 2018./Indeksonline/