22:14 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Peja e “dërmon” Lipjanin, Drilon Hajrizi me rekord sezonal

Skuadra e Pejës me performancën fenomenale të Drilon Hajrizit, e mposhti Lipjanin me rezultat 79-118.

Peja epërsinë e krijuar në çerekun e parë, e mbajti deri në fund të ndeshjes për ta regjistruar fitoren e dytë rresht.

Drilon Hajrizi ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai duke shënuar 43 pikë, e shënoi rekordin personal të stinorit, derisa në statistikat personale sonte i shtoi edhe 15 kërcime e 7 asistime.

Hajrizi u ndihmua edhe nga kroati Henrik Sirko me 31 pikë e 9 kërcime dhe Beq Kovaqi me 19 pikë të tjera.

Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey Jr me 23 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, Devaughn Jenkins me 21 pikë e 10 kërcime dhe Egzon Hasani me 15 pikë.