20:59 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Peja fiton derbin ndaj Prishtinës

KB Peja ka arritur fitore në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 83-90.

Në një ndeshje tepër të luftuar si zakonisht kur ndeshen këto dy skuadra, në fund Peja morri fitoren në kryeqytet, pas një super performance në çerekun e fundit.

Rezultati gjatë gjithë ndeshjes ishte mjaft i ngushtë, por në minutat e fundit Dardan Berisha ishe tepër deciziv në të dyja anët e koshit dhe kjo rezultoi me fitore të skuadrës së tij.