18:21 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Peja gati për protesta, aktivistët vendosin shenjat

Në Sheshin e Prishtinës pasditen e 12 majit, ani pse kohë pandemie u pa diçka e pazakontë.

Aktivistë të Vetëvendosjes, kanë bërë parapërgatitjet e tyre për protestë. Ndërsa të njëjtit mbanin edhe distancën sociale.

Ndërsa, sot edhe Peja ka nisur përgatitjet për protesta, transmeton Indeksonline.

Disa aktivistë kanë bërë shënjime ne sheshin e qytetit, në rast nevoje për protesta në këtë kohë pandemie.  Shenjimet janë bërë për rreth 170 protestues.

Ndryshe, pasditen e sotme në shesh të Prishtinës pamë edhe disa besimtarë myslimanë të cilët në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, falën Ikindinë duke mbajtur distancë sociale./Indeksonline