17:23 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

“Peja OPEN 2020” – Vesa Gjinaj dhe Fresk Sylhasi kualifikohen në finale të turneut ndërkombëtar të tenisit

Vesa Gjinaj dhe Fresk Sylhasi janë kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar të tenisit “Peja OPEN 2020”, që po mbahet në Brestovik të Pejës, për grupmoshën U-16.

Në gjysmëfinale, Vesa mposhti Gresi Bajrin 6:2, 6:1, ndërsa Fresku mundi Emir Dapçeviq, 6:4, 3:6 dhe 6:3.

Kujtojmë se Gjinaj është Shpresë Olimpike e Kosovës.