10:21 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Peja, sakrifikon të rinjtë dhe 500 euro për të marrë fitoren ndaj Prishtinës

Klubi i basketbollit Peja ka ringjallur Superligën e Basketbollit kosovar.

Në “Karagaç” të Pejës, skuadra vendëse arriti që javën e kaluar të merrte fitoren e shumëkërkuar ndaj Sigal Prishtinës.

Por gjatë kësaj ndeshjeje shtabi teknik i Pejës, kishte vendosur që të mos ua garantonte 20 minuta basketbollistëve deri në moshën 20- vjeçare, ashtu siç parashihet konform nenit 11 dhe 16 të propozicionit të garave.

Pikërisht për këtë arsyeje klubi pejan është dënuar me 500 euro nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Fitorja ndaj skuadrës së Prishtinës është vlerësuar më e rëndësishme se ofrimi i hapësirës për të rinjtë nga skuadra pejane.

Këto janë të gjitha vendimet nga Komisioni disiplinor i FBK-së, për javën që lamë pas.