Pejanët bashkëpunojnë me policinë, mbi 1300 raportime në “Lajmëro Policinë”
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, nga 1 qershori e deri më 30 qershor, ka pranuar nga qytetarёt 1328 informata tё pranuara pёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’.
Policia, informata e pranuara pёrmes aplikacionit, menjëherë i ka adresuar te stacionet/njësitet pёrkatёse, tё cilat janё trajtuar me profesionalizёm dhe pёrgjegjёsi tё plotё.
Tё gjitha raportimet pёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’, mbesin plotёsisht konfidenciale, duke garantuar privatёsinё dhe sigurinё e tё dhёnave.
“Policia e Kosovës, falënderon qytetarёt për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Bashkёpunoni me Policinё e Kosovёs, sepse siguria ёshtё pёrgjegjёsi e pёrbashkёt” thuhet në njoftimin policor.

