14:08 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

Pejanoviq e fiton garën “Përtaci më i madh i vitit”, qëndroi i shtrirë 60 orë, për 350 euro!

Zharko Pejanoviq nga Zabelji është është fitues i garës së 12-të të shtrirjes, e cila tradicionalisht mbahet në Mal të Zi në fshatin etno të Malit të Zi, jo larg Nikshiqit.

Pejanoviqi duroi 60 orë shtrirë dhe për përpjekjen e tij fitoi 350 euro, rafting, një fundjavë në një fshat etnik, drekë për dy në një restorant në Podgoricë dhe disa çmime tjera nga sponsorët.

“Nuk ka qenë e vështirë, më besoni që as nuk jam ngrohur” ka thënë Pejanoviq.

Gara e pazakontë organizohet për të dymbëdhjetën vit radhazi./Indeksonline/