09:16 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pejë: Gjuan me armë në një aheng familjar, intervistohet nga prokurori

Në fshatin Ramun të komunës së Pejës, gjatë të mërkurës  janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, teksa po mbahej një aheng familjar. Policia tutje njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja, transmeton IndeksOnline.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon policia në raportin e saj 24 orësh./IndeksOnline/