08:50 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Pejë: Inspektorët shkuan për të kryer punën e tyre në një barnatore, por dolën të ofenduar e kërcënuar

Janë sulmuar inspektorët komuanl në Pejë, pasi që ata kishin hyrë brenda një barnatore për të parë respektimin e masave Anti-Covid, raporton IndeksOnline.

Inspektorët gjatë qëndrimit të tyre në këtë baranatore që ndodhet në rrugën “Nëna Terezë”, ishin kanosur e fyer nga një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ofenduar viktimën mashkull  kosovar-inspektor komunal, i cili ishte duke bërë inspektimin për masat Anti covid-19 në një barnatore.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti I policisë.