22:28 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Peka: Pesha e deklaratës për bashkimin me Shqipërinë nga Haradinaj ishte shumë më e madhe sesa kur e thoshte VV

Çim Peka i ftuar ne Debat Plus ka komentuar deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ku ky i fundit kishte paralajmruar referendum në rast se Kosova lihet në pritje pa kufi nga BE-ja.

“Ramush Haradinaj, mund të ketë gabime sa të duash por deklaratat e këtij niveli të pa studiuara dhe me pak ‘leje’ nuk i lëshon. Unë kam përshtypjen e bëson këtë që e thotë” ka thënë Peka për deklaratën e Haradinajt.

Ai gjithashtu ka përmendur se pesha e fjalës kur Haradinaj përmend referendumin me Shqipërinë dallon nga ajo e më parëshmja e thënë nga Vetëvendosje.

“Një gjë qe e vura re reaksioni ndaj deklaratës së Ramush Haradinaj, I cili në madhësi elektoriale është shumë më e vogël se e VV, ishte shumë më I madhe se kur e thoshte VV.” thotë ai.

Ndërsa sa i përket faljes së territoreve, Peka ka thënë se nuk e beson se ky mund të jetë qëllimi i Haradinajt pasi që ishin të tjerët që kishin atë ide, ka thënë Peka në Debat Plus.

“Ky nuk po e thotë të falim atë që të bashkohemi me Shqipërinë, ishin të tjerë ata që e kishin këtë ide” përfundoi Peka.