22:03 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Pele po i mbush 80 vjet, ka një lutje te Zoti

Të premten është ditëlindja e legjendës Pele dhe ai ka falënderuar tifozët për urimet e shumta që po i bëhen nga çdo anë e botës.

Faleminderit për mesazhet e shumta dhe urimet që më kanë ardhur që tani nga çdo anë e botës. Por në fillim falënderoj Zotin që më ka bërë të arrij në këtë moshë, me shëndet dhe i kthjellët”, ka thënë Pele në një video mesazh të përhapur nga disa media braziliane.

Jo shumë i zgjuar, por i kthjellët. Shpresoj që kur të shkoj në qiell, Zoti të më presë në të njëjtën mënyrë që njerëzit më kanë pritur këtu në tokë, për shkak të futbollit tonë të dashur”.

Pelle konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit ku ka lënë gjurmë sidomos me fanellën e Brazilit. /IndeksOnline/