09:45 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Pele zbulon arsyen pse Ronaldo është më i mirë se Messi

Pele ka një përgjigje të sigurtë sa i përket pyetjes se kush është futbollisti më i mirë në botë. 

Braziliani ka dhënë mendimin e tij se kush është më i miri në botë për kanalin YouTube Cana Pilhado.

“Më i miri në botë sot është Cirstiano Ronaldo. Mendoj se është më i miri. Është më koherent. Natyrisht, nuk mund të harrohet Messi, por nuk është një finalizues si CR7”. /IndeksOnline/