19:38 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pellegrini pëson lëndim tjetër, mungon një muaj

Lorenzo Pellegrini i Romës pritet të mungojë një muaj, pasi testet mjekësore konfirmuan lëndimin e tij në kofshë.

Mesfushori pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Udineses muajin e kaluar, dhe nuk ka luajtur që nga atëherë.

22-vjeçari pritej të rikthehej më shpejt, por lëndimi i tij ishte më i rëndë se që dukej në fillim, transmeton IndeksOnline.

Sipas CalcioMercato, Pellegrini e ka pësuar edhe një lëndim tjetër, në këmbën e tij.

Ky lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave për katër javë, kështu që ai nuk do të luajë këtë vitë.

Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Cagliarit, Plzen, Genoa, Juventus, Sassuolo dhe Parma./IndeksOnline/