23:04 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Pemët e perimet në burgje, për pesë muaj do kushtojnë afro 114 mijë euro

113 mijë e 917 euro do i kushtojë furnizimi për pesë muaj me pemë dhe perime për të burgosurit Buxhetit të Kosovës, njofton Indeksonline.

Në njoftimin për kontratën e nënshkruar në fillim të muajit të kaluar, bëhet e ditur se për këtë tender janë pranuar 3 oferta, prej të cilave më e larta ka qenë 117 mijë e 153 euro e 50 cent ndërsa është zgjedhur më e ulëta.

Shërbimin Korrektues me pemë dhe perime do e furnizoj NPT “Florenti”, “Adriatiku” e “Korabi”. /Indeksonline/