21:55 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / Gj. Sh

Penallti për Majorkën, e huq Muriqi! (VIDEO)

Vedat Muriqi kishte mundësin më të mirë të shënoj sonte gol për Mallorcan kundër Elches.

Gjyqtari i ndeshjes me ndihmën e VAR-it, akordoi penallti për Mallorcan, ku përgjegjësin për ekzekutimin e saj e mori Muriqi, shkruan IndeksOnline.

Sulmusi kosovar dështoi nga penalltia, pasi gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar në minutën e 12-të.

Kjo huqje e Muriqit i kushtoi Mallorcas, ku vetëm pas 3 minutave, Elche arriti të shënoj golin e epërsisë me sulmuesin Ponce./IndeksOnline/