22:40 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Penalltitë vendosin finalistin e Superkupës së Spanjës

Nuk ka fitues as pas dy vazhdimeve nga 15 minuta në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Valencias.

Rezultati ishte i barabartë 1-1, dhe tashmë finalisti do të mësohet pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Karim Benzema shënoi golin e parë në këtë ndeshje duke u trehuar i saktë nga penalltia në minutën e 39-të.

Valencia arriti të barazonte rezultatin me të nisur pjesa e dytë me golin e brazilianit Lina në minutën e 46-të./IndeksOnline/