08:40 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / L K

Pengoi zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, ikën i dyshuari

Një person i ka sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari ka ikur dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Dëshmorët Dujakës, Gjakovë 18.07.2023 – 00:10. Pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.