”Pensionisti” Neuer arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës
Manuel Neuer do të vazhdojë rrugëtimin me Bayern Munich-un.
Porteiri 40-vjeçar ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën bavareze shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ”Bild”, Neuer ka pranuar kontratën e re të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Në 10 ditët e ardhshme pritet miratimi përfundimtar edhe nga ana eavokatëve të të dyja palëve, para se të nënshkruajë zyrtarisht vazhdimin e kontratës./IndeksOnline/

