21:51 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Pensionohet 27 vjeçari që Arsenali e llogariste si talent të madh

Ish lojtari i ekipit të Arsenalit, Emmanuel Frimpong është detyruar që të pensionohet në moshën 27 vjeçarje për shkak të lëndimeve.

I lindur në Ganë, Frimpong luante për Anglinë në moshat e reja.  Karrierën e tij e filloi në Arsenal, ku bëri gjashtë paraqitje para se të huazohej në Rusi, Suedi dhe Qipro.

“Unë kam probleme me gjurin tim në pesë vitet e fundit dhe unë jam kthyer të luaj futboll. Por që nga viti 207-të, unë nuk kam qenë në aksion. Unë kam vendosur që të mos futem në operim pasi që nuk po e shijoja futbollin për shkak të dhimbjeve” kishte thënë në postimin e tij në Tëitter Frimpong.

Ai në kohën sa luante në Arsenal cilësohej si një talent i madh që pritej t’i prekte majat e futbollit./Indeksonline/