15:25 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet Andrey Arshavin – Lojtari i vetëm që shënoj katër gola në Anfield Road

Ish lojtari i Arsenalit, Andrey Arshavin ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Sa ishte pjesë e klubit anglez ai ishte ndër lojtarët më të mirë në Evropë.

Arshavin mbahet mend për katër golat që ja shënoj ekipit të Liverpoolit. Duke u bërë lojtari i vetëm që arriti të shënoj katër gola në Anfield Road në 60 vitet e fundit, transmeton Indeksonline.

Poashtu ai ishte protagonist në fitoren historike të Arsenalit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Kur rusi u transferua tek Arsenal u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të këtij klubi.

Klubi i fundit i 37 vjeçarit ishte Almaty që bën gara në ligën e Kazakistanit./Indeksonline/