17:45 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Pensionohet Drita e “Familjes Moderne”

Aktorja e famshme kosovare, Myrvete Kurtishi, e njohur për publikun më shumë si “Drita” me rolin e saj në serialin “Familja Moderne”, është pensionuar.

Ajo sot festoi ditëlindjen e 65-të me ç’rast edhe u pensionua ligjërisht, njofton Indeksonline.

Përveç projektit të shumëndjekur “Familja Moderne” ajo ishte pjesë e filmit “Ëngjëjt janë larg” në rolin e Murgeshës, dhe në atë “Besa”, në rolin e Gruas së Vjetër.