14:32 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pensionohet Maria Sharapova, s’bëhet fjalë për moshën!

Maria Sharapova i ka dhënë fund karrierës në tenis. Rusja e famshme është pensionuar në moshën 32-vjeçare.

Arsye për këtë vendim të papritur janë lëndimet e shumta dhe të përsëritura.

Fituesja e pesë Grand Slam turneve ishte për një kohë në krye të toplistës botërore në tenis për femra. Sharapova ka probleme të vazhdueshme me shpatullat.

Biondja ruse për shumë vjet ka qenë edhe atletja më e paguar në botë./Indeksonline/