17:49 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

Pensionohet Mario Mandzukic

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbolli, transmeton Indeksonline.

Përmes një letre që ia shkroi ‘vetes’ kroati bëri të ditur se ka marrë vendim për t’i varur këpucët.

Ish-sulmuesi i Bayern Munchen dhe Juventus pati dy oferta për të nënshkruar si agjent i lirë, por ai zgjodhi pensionimin.

Një karrierë mjaft e pasur për Mandzukic, arriti në finalen e kupës së botës me Kroacinë, fitoi Champions League me Bayern duke arritur deri në finale edhe me Juventus.