12:30 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pensionohet nga futbolli ylli i madh holandez  

Pas 18 vite karrierë, ylli i madh holandez, Rafael van der Vaart ka konfirmuar që po pensionohet nga futbolli profesional.

Rafael këtë sezon ishte duke u paraqitur për klubin danez, Esbjerg fB. Ai arriti të paraqitet vetëm tre herë këtë sezon pasi që lëndimet nuk e lejuan të luaj më shumë. Duke i parë lëndimet e shumta 35 vjeçari vendosi ta lërë futbollin.

“Unë duhet të ndalem tani. Nuk jamë këtu për të u rehabilituar por për të luajtur futboll” tha Van der Vaart në intervistën e tij, transmeton Indeksonline.

Holandezi pati një karrierë të bujshme. Ai u paraqit për ekipe si Real Madrid, Ajax, Tottenham dhe Hamburg.

Kurse për kombëtaren holandeze ai u paraqit në tre kampionate evropiane dhe dy kupa të botës. Ai ishte kapiten i “Tulipanëve”  në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 kundër Spanjës./Indeksonline/