10:32 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Pensionohet nga “WWE”, “The Undertaker”

Pas 30 vitesh spektakël, “The Undertaker”  është pensionuar nga sporti i “WWE”.

55 vjeçari pati një karrierë fantastike, duke qenë ndër më të mirët në histori të këtij sporti, transmeton Indeksonline.

Ai mban rekordin për më së shumti fitore radhazi, gjithsej 22 fitore pa u mposhtur.

Rivalët e tij më të mëdhenj kanë uruar “The Undertaker” për pensionimin./Indeksonline/