21:55 / E Martë, 21 Maj 2024 / Gj. Sh

Pensionohet trajneri italian, Ranieri

Trajneri i njohur, Caludio Ranieri, është pensionuar nga futbolli.

Legjenda italiane ka qenë shembull i trajnerit për disa vite radhazi, duke fituar edhe trofe me ekipe të tri ligave më eminente në Evropë: asaj italiane, angleze dhe spanjolle.

Me Leicesterin, Ranieri fitoi Premier Ligën në sezonin 2015/16, raporton Indeksonline.

Ai fitoi edhe dy tituj me Fiorentinën: Superkupën dhe Kupën e Italisë.

Supërkupën e fitoi edhe me Valencian, ekip me të cilin u titullua edhe me Kupën e Mbretit.

72 vjeçari mori vendimin të pensionohej pasi arriti ta mbajë Cagliarin në Serie A, duke e shpëtuar nga rënia prej ligës.

Përgjatë karrierës, Ranieri ka drejtuar skuadra të mëdha, si Chelsea e Roma.

Ai ka qenë trajner i Sampdorias, Fulhamit si dhe kombëtares së Greqisë./Indeksonline/