09:27 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Pentagoni aprovon planin për murin mes ShBA dhe Meksikës, do të kushtojë mbi një miliard dollarë

Pentagoni ka miratuar një plan për të shpenzuar një shtesë prej 1.5 miliard dollarë për të ndëtuar një mur 128 kilometra mes ShBA-ve dhe Meksikës.

Këtë lajm për ‘Fox News’ e ka konfirmuar një zyrtar i mbrojtjes së ShBA-ve, transmeton Indeksonline.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan miratoi ri-alokimin e fondeve të cilat fillimisht ishin të destinuara për mbështetjen e forcave afgane.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak Kongresit Amerikan. Ata kanë kritikuar Shananin se nuk ka kërkuar miratimi për ‘ri programimin’ e fondeve.

Shanahan do ta vizitoj sot kufirin. Ai gjatë ditës së djeshme tha se 4000 trupa dhe 19 avionë po e mbështesin personelin e mbrojtjes doganore dhe kufitare./Indeksonline/