10:41 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Pep Guardiola për të pestën herë fiton çmimin “Trajneri i sezonit” në Premier League

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është zgjedhur më i miri i sezonit në Premier League.

Guardiola me skuadrën e tij arriti të fitonte titullin këtë edicion 2023-24, që ishte i katërti me radhë, shkruan Indeksonline

Kjo ishte hera e pestë që Pepi bëhet “Trajneri i sezonit” në Premier League, vetëm Sir Alex Fergusoni ka më shumë çmime të tilla (11) sesa trajneri spanjoll.

“Do doja ta kisha ndarë këtë çmim. Mikel Arteta pati një sezon fantastik, e meriton. Po ashtu edhe Jurgen Kloppi dhe trajneri Unai Emery që çoi ekipin e tij në UEFA Champions League”, tha Pep Guardiola pasi mori çmimin e më të mirit./Indeksonline/