22:33 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Pepe Reina befasohet në ndeshjen e tij jubilare

Portieri spanjoll Pepe Reina, ka kompletuar 1000 ndeshje zyrtare.

40-vjeçari e ka arritur këtë shifër jubilare në ndeshjen e sotme mes Villarealit dhe Cadizit, shkruan IndeksOnline.

Në fillim të ndeshjes Reina përjetoi emocione të forta me familjarët, ndërsa tifozët shpalosen një pankartë për nder të tij.

Kontrata e Reinat me Villarealin skadon në muajin qershor, por veterani spanjoll dëshiron që të luaj ende dhe ta vazhdoj kontratën./IndeksOnline/