10:28 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Për 10 ditë në Fushë Kosovë u infektuan me COVID, 128 persona

Numri i të infektuarve në javët e fundit në vendin tonë ka qenë i lartë, duke shënuar kështu mbi 200 të prekur thuajse çdo ditë, transmeton IndeksOnline.

Përveç Prishtinës që renditet komuna e parë për nga numri i të prekurve me Covid-19, është komuna e Fushë Kosovës  që është prekur po ashtu shumë nga virusi korona.

Vetëm për 10 ditët e fundit në këtë komunë janë infektuar 128 persona.

Ndërsa sipas statistikave të fundit Fushë Kosova renditet  si komuna e shtatë në Kosovë me të prekur nga Covid-19./IndeksOnline/