13:17 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për 10 muaj 44 raste të zjarrit në Gjilan, paralajmërohen masa ndaj atyre që e ndezin qëllimshëm

Policia Rajonale e Gjilanit ka shprehur shqetësim për numrin e madh të rasteve të zjarrit në këtë qytet gjatë këtij viti.

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se për 10 muaj, në rajonin e Gjilanit janë raportuar 44 raste të zjarrit, transmeton Indeksonline.

Policia ka apeluar mos të ndizen zjarre, duke paralajmëruar masa ligjore ndaj atyre që ndezin zjarre qëllimshëm.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Që nga 10 janari 2018 deri me 07 nëntor 2018 në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjilanit janë raportuar gjithsejtë 44 raste të “Zjarreve” dhe “Zjarrëvënjeve”.

Policia e Kosovës thërret dhe apelon të gjithë qytetarët që në as një mënyrë mos të hapin zjarre në vende të hapura qoftë edhe në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë për këtë periudhë të vitit, dhe motit të thatë zjarret po dalin nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Njoftohen të gjithë ata persona që në çfarëdo mënyre shkaktojnë zjarre ku do qoftë, do të zbatohen masa ligjore, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj tyre, duke ngritur kallëzime penale dhe rastet e tyre  do të dërgohen në Gjykatë.