19:24 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Për 20 vite në Aeroportin e Prishtinës ishin 25 milionë udhëtarë dhe u realizuan 230 mijë fluturime

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është në funksion tash e 20 vite.

Gjatë gjithë kësaj kohe në aeroportin e Prishtinës deri më sot ishin 25 milionë udhëtarë.

Sipas Driton Hyseni nga Aeroporti i Prishtinës, gjatë këtyre viteve u realizuan edhe 230 mijë fluturime, transmeton Indeksonline.

Aeroporti vazhdon të jetë funksional dhe gjithnjë në operim të gjithë atyre që zgjedhin për të fluturuar nga Kosova për diku tjetër, apo për të fluturuar nga ndonjë shtet tjetër për në Kosovë./Indeksonline/