09:35 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë mbi një mijë tiketa të trafikut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 256 tiketa të trafikut.

Nga 28 aksidente që kanë ndodhur, 9 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 19 pa të lënduar. Asnjë aksident me fatalitet nuk ka ndodhur dje në Kosovë.

Dy persona janë dërguar në vuajte të dënimit, 7 të tjerë në mbajtje dhe gjithsej 17 arrestime kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në Kosovë, sipas të dhënave të raportit policor.