11:49 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

92 aktakuza kundër 98 personave gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24- orëve ka ngritur 92 aktakuza kundër 98 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 13 persona, si edhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara.

Nga rasti i parë janë sekuestruar:

2 armë automatike AK-47

1 pistoletë “Sig sawer” e kalibrit 9mm

69 fishekë (municion) të armës kalibër 12mm

Karikator për pistoletë

37 fishekë për armë të gjuetisë kalibër 12mm

2 shufra metali

3 thika

 Ndërkaq, nga rasti i dytë i bastisjes është sekuestruar një veturë e markës “Golf” 2.

Prokurori i Shtetit ka realizuar edhe dy sekuestrime në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar sendet si në vijim:

1. Një automjet –i markës Renault Twingo, çelësat e automjetit

2. Një shtëpizë e kompjuterit HP

3. Një printer

4. Një modem

5. Një TV

6. 28 tiketa basti

/Indeksonline/