09:09 / E Martë, 26 Shtator 2023 / L K

Për 45 sekonda krijon një tabelë shahu më sy të lidhur, 10-vjecarja thyen rekordin

Një shahiste 10-vjeçare nga Malajzia theu një rekord botëror në këtë sport duke vendosur një tabelë shahu në vetëm 45,72 sekonda ndërsa kishte sytë e lidhur.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Punithamalar Rajashekar, ylli i ekipit të saj të shahut në shkollë, është mbajtësja e re e rekordeve për kohën më të shpejtë për të rregulluar një set shahu me sy të lidhur.

Rajashekar, e cila filloi të luante shah në moshën 5-vjeçare, tha se ajo studioi videot e rekordmenëve të mëparshëm për të studiuar teknikat e tyre përpara se të merrte rekordin.