10:28 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kërkuan ndihmë 331 fëmijë, në Repartin e Pediatrisë, së Mitrovicës brenda 72-orëve

Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka treguar se në këtë institucion brenda 72- orëve, mbi 300 fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Mbi 300 raste, në 72 orët e fundit në Repartin e Pediatrisë

Në Repartin e Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm Mitrovicë, në tri ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 331 fëmijë”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Derisa 14 fëmijë, kanë marrë trajtim të mëtutjeshëm gjatë qendrimit ditor./Indeksonline/