Për afër 3 muaj, QKUK-ja fitoi mbi 60 mijë euro nga sistemi i ri i pagesës
Janë bërë dy muaj e gjysmë që kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të përdoret digjitalizimi i sistemit të pagesave në hyrje dhe dalje të saj, përkundër asaj që e njëjta kishte filluar më herët por që vetëm në fazën testuese. Ndonëse, kjo ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, të njëjtit detyrohen që ta respektojnë këtë rregull.
Por, QKUK-ja nga sistemi i ri i pagesës për këtë kohë të shkurtër ka përfituar mijëra euro.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Menagjeri i Kontratës dhe Zyrtari i IT-së në këtë institucion, Faton Hajzeraj ka treguar se sa kanë inkasuar mjete deri më tani nga ky projekt.
Hajzeraj thotë se edhe pse disa persona lirohen prej pagese në QKUK, prapë nuk ka ndikuar që të mungoi përfitimi.
“Mjetet deri tani që janë inkasu janë komplet 61.000 euro, vetura ka më pak, ndërsa inkasim më shumë”, është shprehur Hajzeraj për “Indeksonline”.
Më tej, ai shton se parat të cilat mbledhen prej qytetarëve shfrytëzohen për shujta të punëtoreve sipas kontratës kolektive..
Sipas tij, e njëjta ju paguhet me vlerë prej dyzet e katër euro.
“Duke pasur parasysh se kemi shumë kategori që janë të liruara, mjetet që inkasohen shfrytëzohen për shujtën 44 euro që jepet me pagë për punëtorët sipas kontratës kolektive”, ka përfunduar ai.
Duhet të përmendin faktin se “Indeksonline” më parë kishte raportuar për kategoritë të cilat lirohen nga pagesa në fjalë.
Më poshtë keni këto kategori:
1: Ndihma e shpejtë, 2: Policia, 3: Zjarrëfikësit dhe shërbimet tjera komunale, 4: FSK (Forca e Sigurisë së Kosovës), 5: KFOR, 6: EULEX, 7: Vizitat zyrtare nga institucionet, 8: Donatorët, 9 : Mjetet e përditshme të punës të kompanive punë kryese (kamionë, furgona, etj), 10: Invalidët dhe Veteranët – (por në pikën e pagesës duhet të arsyetohet me librezë apo kartelë të shoqatës po ashtu të bashkangjitur, raportin e mjekut kun ë raport duhet të figurojë emri i tij dhe vula nga QKUK, 11: Gazetarët, (por duhet të arsyetohet në pikën e pagesës me lejen e lëshuar nga zyra e Informimit në QKUK. /Indeksonline//Ardian Beka/