07:33 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për çfarë ka nevojë fytyra juaj gjatë vjeshtës

Rutina e kujdesit të lëkurës ndryshon jo vetëm sipas llojit të kësaj të fundit, por edhe sipas faktorëve të jashtëm ! Ndryshimi i stinës ndërhyn në këtë rutinë, duke na “detyruar” të përdorim produkte të reja ! Lëkura nuk është më aq e thatë sa në verë, dhe më shumë sesa për hidratim ka nevojë për “lëndë ushyqyese” ! Më poshtë Living do të listojë hap pas hapi sit ë kujdeseni jo vetëm për lëkurën e trupit, por edhe për fytyrën, duartm buzët etj

Përdorni një krem me faktor mbrojtës

Mos harroni të aplikoni një krem me faktor mbrojtës gjatë muajve të vjeshtës, pasi kjo nuk do të thotë se dielli nuk shkakton dëme në lëkurën tuaj.
Eksfolioni fytyrën tuaj dy herë në javë

Është thelbësor pastrimi i fytyrës rregullisht me produkte eksfoliuese. Ky veprim do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës të shkaktuara nga djegia e diellit dhe yndyrën e tepërt. Ky proces e mban lëkurën tuaj të pastër. Mos e bëni këtë veprim më shumë se 2 herë në javë duke qenë se mund të dëmtoni lëkurën.

Kujdesuni për duart tuaja

Hidratoni duart tuaja çdo ditë; aplikoni një maskë me parafinë ose krem me mjaltë ose me gjalpë Karite për duart, një herë në muaj për të zbutur lëkurën tuaj dhe për të vonuar procesin e plakjes. Duart janë zona e parë që tregon shenjat e plakjes dhe është e rëndësishme që të kujdeseni për to.

Kujdesuni për lëkurën e trupit

Përdorni për dush ose banjë, xhel larës të pasur kremoz, që në njëjtën kohë lan, pastron dhe nuk e than lëkurën e trupit.

Përdorni kremra për trupin me veprim anti–moshë, forcues dhe tonifikues.

Kujdesuni për buzët

Për të shmangur plasaritjen, eksfoliojini ato 2 herë në javë me produkte të buta.

Gjithashtu përdorni zbutës për buzët në mënyrë që të jenë të hidratuara.

-Bëni një eksfolim të plotë të trupit një herë në javë.
Ky veprim do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën tuaj në një gjendje optimale dhe të re. Ai është një mënyrë efektive për të lëmuar dhe hequr toksinat nga trupi juaj.