13:14 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Për dialogun Kosovë -Serbi, Gjuriq flet me zyrtarin gjerman

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, u takua sot me të dërguarin për Evropën Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, i cili e informoi atë për rrjedhën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Zyrës së Gjuriqit, ai e informoi zyrtarin gjerman edhe për dialogun e brendshëm për Kosovën të iniciuar në Serbi nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.