07:12 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Për emrin e Maqedonisë, Kotzias udhëton për në SHBA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në SHBA.

Turneun do ta fillojë me një takim me homologun e tij amerikan, Michael Pompeo në Washington, ndërsa më 24 dhe 25 maj, një takim do të mbahet në New York me shefin e diplomacisë maqedonase dhe emisarin special të OKB-së për emrin e Maqedonisë.

Fokus i takimit të Kotzias me Pompeo do të jenë çështje dypalëshe dhe rajonale me fokus në zhvillimin e situatës në Mesdheun lindor dhe është paraparë edhe një takim me ndihmësin e sekretarit të Shtetit Wess Mitchel.