11:22 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Për enterierin e një “Bentley”, nevojiten 3 km lëkurë

Flying Spur është një nga modelet më ekzotike që Bentley ka prodhuar ndonjëherë.

Për brendësinë e kësaj makine duhen 141 punëtorë, për të qepur 350 copa lëkure individuale, duke përdorur mbi dy milje (tre kilometra) fije për të përfunduar brendësinë e re.

Konsumatorët mund të zgjedhin deri në 14 ngjyra të brendshme të lëkurës, duke shtuar edhe 23 ngjyra të ndryshme të fillit të kontrastit.

Bentley nuk lejon çdokënd të punojë në enterierin e Flying Spurit. Së paku pesë muaj zgjat procesi i veshjes me lëkurë, sepse kërkon standarde më të larta.

Në videon në vijim mund të shikoni procesin e veshjes me lëkurë të një Bentley Flying Spur. /IndeksOnline/